Vile 2 katshe me qera - Jordan Misja (VR111)
January 22, 2025 5:24 pm
Jordan Misja, Tirane
1350
Siperfaqja:
165
Tipologjia:

🏠 Vilë me Qera - Jordan Misja
📏Sip: 164 m2
📍 Vendndodhja: Jordan Misja
💰 Çmimi: 1350 Euro

✨ Përshkrimi:
Vila private është e organizuar në tre kate, duke ofruar një hapësirë të gjerë dhe funksionale. Kati zero përfshin një garazh të bollshëm dhe një magazinë. Kati i parë dhe i dytë janë të organizuara në formën e një dupleksi, duke ofruar një ndarje komode të hapësirave.
Kati i parë përmban një sallon të madh dhe modern, të ndriçuar natyralisht dhe me akses të drejtpërdrejtë në ballkon. Pjesa e gatimit është e veçuar, e pajisur me pajisje moderne dhe sistem kondicionimi. Po ashtu, kati i parë disponon një banjo dhe një dhomë ndenje të pajisur me kondicioner, për komoditet të shtuar.
Në katin e dytë ndodhen tre dhoma gjumi të kompletuara, ku dhoma matrimoniale është e pajisur me një tualet privat. Ky kat gjithashtu përfshin një tualet. Po ashtu, ndodhet një lavanderi, e cila siguron kushte optimale për kujdesin e rrobave.
Kati i tretë është i dedikuar për një ballkon të bollshëm, që ofron hapësirë të mjaftueshme për relaksim dhe shijimin e pamjeve.Vila ndodhet në zemër të Tiranës, në një lokacion strategjik që ofron akses të shpejtë në Bulevardin e Ri, duke e lidhur kështu me pikat kyçe të qytetit.

📞 Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë, ju lutemi kontaktoni.
⚜️VR111

Map

Similar Properties

Jepet Me Qera Qender - Posta / Lidhja Shkrimtareve
Vilë 3-katëshe me qira – Qendër Tiranë (B055) Ofrohet me qira një vilë 3-katëshe në një nga zonat më strategjike në qendër të Tiranës, ideale për zhvillim biznesi dhe aktivitete të ndryshme profesionale. Kjo pronë përfaqëson një mundësi të rrallë për kompani apo investitorë që kërkojnë një hapësirë të madhe, të aksesueshme dhe me potencial të lartë përdorimi. Falë strukturës dhe organizimit të saj, vila është e përshtatshme për një gamë të gjerë aktivitetesh. 📋 Detajet e pronës: • Vilë 3-katëshe • Lokacion qendror, me akses të menjëhershëm • E përshtatshme për klinika, hostel, zyra, biznese të ndryshme • Hapësira të bollshme dhe organizim fleksibël • Jepet me qira afatgjatë 🏢 Mundësi ideale për biznes në një nga zonat më të kërkuara 📍 Pozicion strategjik me vizibilitet dhe akses të lartë 💰 Çmimi: 5,000€ / muaj 📩 Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni!
Shitet Liqeni i Thate/Kopshti Botanik
Vilë në shitje – Swan Lake Residence Ofrohet për shitje vilë 2-katëshe në një nga rezidencat më ekskluzive pranë Digës së Liqenit, Swan Lake Residence. Një pronë që kombinon privatësinë, hapësirat e bollshme dhe jetesën elitare në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës. E projektuar për komfort maksimal, vila ofron ambiente të brendshme të mirëorganizuara dhe hapësira të jashtme të dedikuara për relaks dhe argëtim, përfshirë verandë të madhe dhe pishinë private. 📋 Detajet e pronës: • Vilë 2-katëshe • Sipërfaqe totale ndërtimi: 214.66 m² • Sipërfaqe e përbashkët: 8.59 m² • Sipërfaqe verande: 102.9 m² • Sipërfaqe pishine: 45 m² • Ambient teknik: 9.22 m² • Verandë teknike: 68.7 m² 🏗️ Rezidencë elitare me standarde të larta ndërtimi 🌳 Lokacion premium pranë Liqenit Artificial 🏊‍♂️ Pishinë private dhe hapësira relaksi 🌅 Veranda të bollshme për jetesë outdoor 💰 Çmimi: 475,000€ (i negociueshëm) 📩 Kontaktoni për më shumë informacion ose për një vizitë private në pronë!
Siperfaqja: 215
Jepet Me Qera Komuna e Parisit/Kristal Center/Stadiumi Dinamo/Sheshi Willson
Vile me Qera- Komuna e Parisit (VR111)  Vendndodhja: Komuna e Parisit  Tipologjia: Vilë 3-katëshe  Sipërfaqe totale: 230 m²  Çmimi: 500,000 ALL / muaj  VR111  Organizimi: - 6 dhoma gjumi - 3 tualete - Ambiente të bollshme dhe funksionale  Detaje & Përparësi: - E pajisur me të gjitha kushtet për banim ose aktivitet - Oborr i dedikuar me mundësi parkimi - Zonë e zhvilluar dhe me akses të lehtë - E përshtatshme për familje të mëdha, zyra, klinikë apo aktivitete të ndryshme biznesi  VR111
Siperfaqja: 230

Overview

Cmimi: 1350
Siperfaqja: 165
Tualete: 1
ID PRONES: VR111

Featured Properties

Property Types

Copyright © 2024 VIP REALTY ALBANIA
Instagram